Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Loja mes KFOR-it dhe serbëve lokalë/ Analisti jep alarmin: Loja nuk ka përfunduar, ekziston rreziku që të përsëritet!

 
   

Në Komunën e Leposaviqit ushtarët e KFOR-it kanë luajtur sot lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e sa ditë para objektit të Komunës.

Analisti Binak Maxharraj ka thënë se kjo lojë lë të kuptohet se kjo lojë nuk ka përfunduar, nuk është këputë që ekziston rreziku që të përsëritet.

Postimi në Facebook:

I doli boja për lëndinë kësaj ngatërrese të para dy tri ditësh kur u zhvillua një luftë e gjallë midis KFOR-it dhe bandave të Vuçiqit ku shkakonte tym e flakë më shumë të pagosur nga të dya anët.

Kurse, dje ajo luftë midis këtyre dy rivalëve u zhvillua me matjen e forcave midis KFOR-it dhe bandave të Vuçiqit.

Po në përcjelljen e kësaj loje gjyqëtar ishte SHBA e cila u dënua pa të drejtë bëri me hile kur e dënoi Kosovën mbasi në paralojën e kësaj loje luajti mrekullueshëm për t’i mbrojtë ngjyrat e vendit të vetë.

Kjo është drejtësia ku e pëson i dobëti kur kapen brirësh të mëdhenjët.

Loja, pra “ngehë e mos këput” është një sarkazmë e tmershme, një lojë e palejushme e cila përfundoi në dëm të Kosovës.

Pasiqë u luajt loja e tipit të tillë “ngeh e mos këput”, vetë fjala lë të kuptohet se kjo lojë nuk ka përfunduar, nuk është këputë që ekziston rreziku që të përsëritet.