Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lok Komoni garon me numrin 51 në listën e AAK-së!

 
   

AAK-ja ka prezantuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mes emrave të përzgjedhur, figuron edhe kandidimi i këngëtarit të mirënjohur, Hamdi Komoni, apo i njohur me emrin artistik, Lok Komoni.

Kandidimi debutues për Lokun, do të shoqërohet me numrin garues 51.

Postimi:

 

Të dashur qytetarë!

Sot kam nderin dhe përgjegjësinë të jem zyrtarizuar si kandidat për deputet. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tim për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e juaja.

Unë angazhohem të punoj pa u lodhur për të sjellë ndryshime pozitive, për të krijuar mundësi për zhvillim dhe për të përmirësuar jetesën e çdo qytetari.
Përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe një qeverisje të përgjegjshme, besoj se mund të arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë.

Falenderoj për besimin kryetarin e Aleances Për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj, degen e Aleances ne Deçan,gjithë qytetarët e Deçanit familjen time, shokët, miqtë, kolegët, dhe gjithë qytetarët e Kosovës!

Më duhet mbështetje dhe angazhim nga të gjithë ju, sepse vetëm së bashku mund të realizojmë vizionin për një shoqëri të drejtë dhe prosperuese.
Unë do të dëgjoj çdo shqetësim dhe sugjerim tuajin, sepse zëri juaj është thelbësor në këtë proces. Për një të ardhme më të mirë, do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Ramush Haradinaj  
Hamdi Komoni – Loki