![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/loredana-eshte-shtatzene-foto-qe-nxiti-dyshimet_64db6161a923c.jpeg?resize=640%2C386&ssl=1)
Loredana po shijon historinë e dashurisë me partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi. Çifti e ka bërë publike lidhjen dhe nuk mungojnë fotot në rrjete sociale, por foto e fundit ka marrë shumë vëmendjen pasi ka ngjallur dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Ishin fansat ata që vunë re barkun e rrumbullakosur të Loredanës, duke aluduar se mos reperja është në pritje të ëmbël.
Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, nga martesa me reperin Mozzik.