Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka telefonuar live në emision kryeministrin Edi Rama.
Cana ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, me vellezërit Donald dhe Romeo Veshaj dhe kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte.
Loja ishte që ish lojtari i Kombëtares duhet të telefononte kreun e qeverisë dhe t’i thoshte “të rashë pa dashje”.
I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!
Rama mori edhe një ftesë nga dy vëllezërit për të qenë i pranishëm në emision, por kryeministri iu përgjigj me batuta Donaldit, duke i thene “ti martohu njehere pastaj”.
Bashkëbisedimi
Cana: Kryeministër, më fal se i rashë padashje.
Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?
Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.
Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.
Rama: Kjo do dale ne emision?
Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.
Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.
Cana: Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.
Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty…
Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.
Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shyqyr që njëri u martua të paktën.
Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasmë. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.
Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.
Donaldi: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.
Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.