“Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ike, shumë shpejt ti ike, zemrën ma le bosh. Ike, o sa kam qarë, me lot jam larë. Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër.”
Këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të publikuar ditën e sotme nga Xhensila Myrtezaj dhe padyshim mund të themi që është një deidikim për Besin, mes thashethemeve se janë ndarë.
Projekti i ri i këngëtares titullohet “Lotët”.
Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë punlike, prej kohësh në media po qarkullon lajmi se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Madje dyshja kanë fshirë dhe fotot më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert./albeu.com