Elona Guri, njeriu më i besuar i Monika Kryemadhit ka reaguar pas dorëheqjes së Endrit Braimllari, si nënkryetar i Partisë së Lirisë pas përplasjeve dhe paralajmërimeve të Ilir Metës për spastrimin e partisë nga “nepotizmi” dhe “tradhtarët”
Guri që përflitet se do të ketë fatin e Braimllarit, në reagimin e saj i jep ka një mesazh të koduar ndaj Ilir Metës, ndërsa thekson se nuk “kanë tradhtuar kurrë”.
“Jam krenare per rrugetimin tend miku im! Qe nga gjimnazist e deri ne prind, ti nuk levize kurre prej boshtit te vlerave te tua. Kemi ndare bashke sakrificat dhe punen e palodhur per te cuar perpara misionin LSI, qe shume e quanin te pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar. Por pa tradhtuar kurrë idealet tona dhe duke qene model i asaj levizje pozitive qe perfaqesonte partia jone LSI ne keto 20 vite per te gjithe ata mijera burra, gra e te rinj ne te gjithe Shqiperine”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku ky i fundit deklaroi dorëheqjen.