Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lufta në Izrael, numri i të vdekurve arrin në 350

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350.

Ndërkohë, Osama Hamadan, zëdhënës i lartë i Hamasit, ka thënë për Al Jazeera se ata nuk po sulmojnë civilët, transmeton teve1.info

Grupet e të drejtave si Amnesty International, kanë theksuar se civilët izraelitë ishin vrarë nga Hamasi.

“Duhet të bëni dallimin midis kolonëve dhe civilëve. Kolonët sulmuan palestinezët…Ne shpresojmë që Amnesty të ketë përulësi ndërkombëtare për të na dërguar armë më të zhvilluara për të sulmuar vetëm ushtarët”, tha Hamdan.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi thonë se kanë kapur njerëz në mes të luftimeve.

Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, tha në një konferencë për shtyp se “dhjetëra” luftëtarë palestinezë po mbaheshin në robëri. Ai nuk dha ndonjë shifër konkrete.

Ndërsa, zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida tha se luftëtarët kishin marrë robër “dhjetëra” ushtarë izraelitë, pa dhënë shifra. Ai tha se robërit po mbaheshin në “vende të sigurta” dhe tunele.

Palestinezët e Izraelit

izrael-palestinez/

izrael-palestinez/

ISRAEL-PALESTINIANS

 

 

Tags: