Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lufta në Ukrainë, Papa Francesku takohet me shefin e ushtrisë amerikane. Ja çfarë u diskutua

Papa Françesku ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për humbjen e jetëve, veçanërisht të civilëve, në Ukrainë.

Komentet u bënë gjatë një auditori privat në Vatikan me gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët të SHBA.

Sipas mediave të huaja, nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë rreth diskutimeve, ndërkohë që mësohet se Milley, i cili është një katolik, ka kritikuar Moskën për krijimin e një “fushate terrori” kundër popullit të Ukrainës, duke përfshirë shënjestrimin e infrastrukturës civile.

Ai ka mbrojtur dërgimin e miliarda dollarëve armë në Kiev.

Ndërkohë, Papa Françesku i ka kërkuar presidentit Volodymyr Zelenskyy që të hapë një dialog me Rusinë.

86-vjeçari tha vitin e kaluar se është moralisht legjitime që kombet të furnizojnë Ukrainën me armë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër agresionit rus.

Ai ka dërguar gjithashtu të dërguarin e tij për paqen, kardinalin italian Matteo Zuppi në Kiev, Moskë dhe Uashington, kryesisht për të diskutuar ndihmën humanitare dhe riatdhesimin e fëmijëve ukrainas.

Kievi vlerëson se afro 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga shkurti i vitit 2022, të cilat Ukraina i quan dëbime të paligjshme.