Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s: E dimë çfarë dëshiron Putin këtë dimër

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u ka kërkuar sot vendeve anëtare të organizatës dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihma në Ukrainë me afrimin e dimrit.

Rutte, pas takimit me presidentin leton Edgars Rinkevics në bazën ushtarake Adazi, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “do të përdorte dimrin si armë” dhe se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës, shkruan yahoonews.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve,” tha ai.

Rutte dhe Rinkevics morën pjesë në stërvitjen e brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, e cila po ushtrohej së bashku në gatishmëri të plotë për herë të parë në “Resolute Warrior” me 3.500 ushtarë nga 13 vende të NATO-s.