Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lufta një kërcënim real”/ Kryeministri polak bën paralajmërimin e frikshëm: Evropa nuk është gati, nëse Ukraina humbet…

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se Evropa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë ndihet i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara. Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, tha ai për mediat evropiane.

Deklaratat e tij erdhën pas një breshërie raketash ruse në Ukrainë. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.

Gjatë natës së të premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa.

Tusk tha se Polonia shpenzon 4% të PBB-së së saj për mbrojtjen dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së të përmbushin një objektiv prej 2%.