Lufta ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, ka hyrë në ditën e 12 të luftimeve.
E njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Kreshnik Osmani, thotë se nga kjo luftë, nuk përjashtohet asnjë skenar i mundshëm.
“Në rast se do të përshkallëzohet situata dhe do të përhapet edhe në veri të Izraelit dhe në jug të Libanit, në qoftë se do të hapet fronti i Hezbollahit dhe fronte të tjera, sigurisht që situata mund të eskalojë dhe të përshkallëzohet në mënyrë të frikshme aq më tepër ndezja e frontit të Libanit dhe Sirisë, mund të ndez edhe Irakun dhe në afërsi të Detit të Kuq”, vlerëson Osmani.
Ai ka përmendur edhe shtetet që sipas tij, po angazhohen në uljen e gjakrave.
“Njëri nga lojtarët kryesorë për ta qetësuar situatën është njohur Katari, sepse sot është luajtur rolin kryesor, edhe perëndimi e ka quajtur rolin e Katarit si të pazevendesushëm dhe duke e pas parasysh edhe afirmitetin e Dohas me Ankaranë, nuk përjashtohet mundësia edhe të një ndërhyrjes së Turqisë, edhe si një vend anëtar i NATO-s”, shprehet Osmani, për Tëvë 1.
Publicisti nga Shqipëria, ka komentuar edhe vizitën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden në Izrael.
“Unë mendoj që amerikanët nëpërmjet pranisë së tyre intensive, më shumë se për ta eskaluar situatën, janë duke u përpjekur që ta frenojnë atë dhe kjo është e qartë dhe e dukshme. Mendoj që është në favorin e amerikanëve që Lindja e Mesme të mos dal jashtë kontrollit”, ka thënë ai.
Ndryshe luftimet filluan pasi grupi palestinez Hamaz, befasoi Izraelin përmes një sulmi të papritur, gati dy javë me parë.