Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Luftënxitje në Kosovë”, zbardhen prapaskenat e kërcënimeve të Vuçiqit: Është vështirë të zbulosh një…!

 
   

Serbia në vazhdimësi kërcënon dhe provokon Kosovën.

Deklaratat që vijnë nga Beogradi në vazhdimësi janë nxitëse dhe që i kontribuojnë tensionimit të situatës.

E ngjashme, ishte edhe përbërja e qeverisë së re, në tëcilën Vuçiqi shtoi emra që janë të ngarkuar me vepra kriminale.

Megjithatë, ndërkombëtarët nuk po tregohen edhe shumë të ashpër ndaj shtetit serb dhe veprimeve të tyre.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Se pari, tha se është e vështirë të kuptosh lëvizjet e Beogradit ndaj Kosovës, pasi politikat e tyre janë përçarëse.

Sipas tij, Vuçiq me përbërjen e qeverisë së tij të re, tregoi hapur që nuk është i interesuar për paqe.

“Është vështirë të zbulosh një vijë simbolike të lëvizjeve të Serbisë, në kuptimin e afrimit dhe mundësisë së zgjedhjeve të problemeve ndëretnike, do që Kosova, mundohet të krijojë kushte në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, që do të ndikonte drejtpërsëdrejti edhe në mirëqenien e qytetarëve serbë në veri të vendit tonë, mirëpo qëndrimet që vijnë nga politikat e Beogradit, duke marrë formën përçarëse, dhe duke hedhur gjithçka që është arritur dhe ndërtuar në këtë vend.

Këtu shihet fytyra e vërtetë e Serbisë, në krye me Aleksandër Vuçiqin, që nuk e ka qëllimin e ndërtimit të një paqe në mes këtyre dy popujve, por del në pah figura e tij përçarëse dhe luftënxitëse, sikur edhe këto ditë në përbërjen e qeverisë së re, të cilën edhe qytetarët e vetë serbë e quajnë të falsifikuar me vota të vjedhura, duke emëruar në udhëheqjen e saj edhe njerëz që i takojnë krimit të organizuar dhe njerëz që janë në listën e zezë të SHBA-së, siç janë Aleksandër Vulin, si zëvendës ministër dhe Nenad Popoviq, në postin e ministrit pa portofol”, deklaroi opinionisti.

 Image
 Dedë Preqi. 
 

Krahas kësaj, Preqi potencoi faktin se si presidenti serb nuk e përfilli listën e zezë të SHBA-së, derisa tregoi se Vuçiq do të bënte çdo gjë që ta kthente Kosovën nën sundimin e Serbisë, gjë e cila nuk do jetë e mundur kurrë.

“Vuçiqi, del hapur para botës dhe pa kurrfarë dyshimi se do të udhëheq edhe në të ardhmen me njerëz të krimit, që do të thotë se, Beogradi dhe udhëheqja e këtij vendi është e lidhur dhe e përqafuar drejtpërsëdrejti me Kremlinin, më shumë se me BE-në, e cila nuk përfill fare as listën e zezë, që del nga strukturat themelore të SHBA-së, si masa ndëshkuese të personave me vepra kriminale dhe kapitale.

Po ashtu Vuçiq, nuk pranon t’i përzihet ashkush nga jashtë dhe as nga brenda në çështjet e brendshme të udhëheqjes në shtetin e tij dhe nuk pranon format e jetës ashtu siç parashtrohen nga planifikimi racional, por vetëm i pëlqejnë format sipas nismës dhe mendjes së tij, ndërsa në anën tjetër, instinkti dhe tiparet e tij antiracore, e shtyejnë, duke u përzierë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, i cili do ta shkrinte tërë qenien politike, ekonomike dhe strategjike të Serbisë, për ta kthyer dhe për ta parë Kosovën, edhe njëherë të nënshtruar nën thundrën e shtetit serb”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti tha se qeveria e Beogradit me veprimet e fundit po e shpërfaq veten dhe po i tregon botës sa mizore dhe anti-racore është.

“Kjo është fytyra e Serbisë dhe e liderëve të saj ndaj Kosovës dhe të tjerëve që janë jo serb, kjo formë njerëzore me këto tipare negative, për faktin se nuk kanë kurrfarë tradite të paqes ndërnjerëzore, madje e kanë vështirë t’i përshtaten traditave të sotme të kohës bashkëkohore, që në thelb kanë dhe përbëjnë mundësi historike në zgjedhjen e problemeve ekzistenciale, e ca më pak e kanë brengë ta kthejnë këtë vend dhe rajon në qetësi dhe paqe.

Sado që themi se mund të polemizohet këtu çështja e një tipari njerëzor, mirëpo kjo vetë shfaqet haptas para botës si «mizore» dhe anti racore, që dallohet si e vetme e këtij lloji në Ballkan, nga fakti se Serbia, është «gaca» e zjarrit dhe vatra e destabilizimit, që po e trazon dhe rrezikon të ardhmen e këtij rajoni, duke përfshirë edhe Kosovën, e cila është e para në shënjestër”.

Ndër të tjera, ai mbeti i befasuar se si BE dhe SHBA nuk po marrin masa ndaj Serbisë për tentativat e saj për luftënxitje në Kosovë dhe rajon.

“Është shumë e çuditshme se, me gjitha ato ngjarje dhe tragjizma antinjerëzor në të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidiale dhe me gjitha këto prirje dhe skandale të sotme të Serbisë, që po ndikojnë ndjeshëm në destabilizimin dhe shkaktimin e një krize, apo luftënxitje në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, BE-ja, dhe SHBA, para një spektakli të tillë, nuk reagojnë pak me më seriozitet, së paku duke e sanksionuar dhe duke ia ndalur «turrin» Serbisë, për ta disiplinuar sado pak këtë agresor”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.