Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Luiza Xhuvani feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja e mirënjohur

26 marsi shënon ditëlindjen e aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila ka mbajtur dhe postin e deputetes së PS. Sot Xhuvani feston 60 vjetorin e lindjes.

Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, arrestimi i të birit që solli edhe dorëheqejen e saj dhe e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.

Pasi diplomohet për aktore në vitin 1986 në Akademinë e Arteve fillon punën me Estradën e Sarandës. Në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Keshtu tamam në vitin 1988 largohet nga Saranda për në Tiranë për të filluar ne Teatrin Popullor.

Qe kur ishte akoma studente, ajo fillon karrierën si aktore filmi , fillimisht ka nje rol episodik te nje studenteje ne filmin Apasionata 1983, por zyrtarisht hyn ne kinematografi ne vitin 1986 ne dy filma “Fjale pa fund” ne rolin e Magdalenes “Dhe vjen një ditë” (Infermierja).

Por filmi që do ta bëjë atë të njohur e të dashur për publikun shqiptar do të jetë filmi “Flutura ne kabinën time” të Vladimir Priftit në rolin e Fluturës. Rol për të cilin ajo do të vlerësohet me “Kupën për Aktoren me te Mirë” ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985.

2006 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” për rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2006” të zhvilluar në Fier në vitin 2006.

2004 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmorit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004” zhvilluar në Fier në vitin 2004.

2003 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” rolin e Dianës në filmin “Slogans” (Parrullat) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Tokio, Japoni në vitin 2003.

13 Maj 1995 – Kupa e Festivalit për interpretimin e rolit të Marianës tek filmi “Dashuria e fundit” në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.

22 Prill 1989 – Kupa e Festivalit për interpretimin e rolit të Fluturës tek filmi “Flutura ne kabinën time” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.