Vera ka qenë një sezon i ngarkuar për shumë VIP-a, duke shenjuar me aktivitete të ndryshme në fushat ku ata operojnë. Një vëmendje të shtuar nga pasur nga ana e publikut për Luizin dhe Kiarën, që aktualisht janë ndër çiftet më të dashura për ndjekësit.
Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur.
Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht në rrjetet sociale, duke i shndërruar në personazhet më të marketuar të momentit.
Por, teksa gushti përfundoi, edhe për ta, erdhi një sezon tjetër, ku angazhimi në televizion ishte padyshim qëllimi i tyre. Për shumë muaj me rradhë, Kiara është përfolur si kandidate e mundshme për moderimin e “Për’puthen”, ndaj edhe habia nuk ishte e vogël, kur në rrjet u konfirmua se do të ishte pikërisht Megi Pojani, mikpritësja e këtij formati.
Vetë Kiara e ka shprehur edhe personalisht dëshirën për të moderuar këtë format, megjithatë organizatorët kanë vendosur që momentalisht, ajo mos të jetë pjesë e ekranit, duke preferuar që emrin e saj mos ta përdorin për “Për’puthen”.
Megjithatë Kiarës do t’i besohet një format përmbledhës që do të bëhet për “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar. Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.