
Luiz Ejlli nuk po gjen rehat me Instagramin. Këngëtarit i është zhdukur shigjeta blu e verifikimit dhe llogaria e tij është sërish në rrezik. Po ashtu faqet e hapura nga fansat e Luizit kanë filluar të sulmohen vazhdimisht dhe më e madhja prej tyre është mbyllur së fundmi.
Luizi ka bërë një krahasim me periudhën e Big Brother, kur asokohe sulmonin Kiarën.
“Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big”, shkruan Luizi në një postim të fundit.