Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lulzim Basha nga Prekazi, rrëfen gjurmët e Kosovës në jetën e tij

Në podcastin e rradhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Lulzim Basha ka udhëtuar në Prekaz, nga ku ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën, origjinën e gjyshërve dhe punën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së.

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Basha ka treguar momentet e para të hyrjes nga Hani i Elezit, bashkë me autokolonën e trupave britanike si pjesë e skuadrës që kishte mandatin për të hetimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të Sllobodan Millosheviçit.

“Futja e trupave të NATO-s filloi më datë 12 qershor, prandaj edhe 25 vjetori përkon me 12 Qershorin, dhe gjithçka ishte planifikuar në mënyrë ushtarake. Ka qenë një karvan që ka hyrë nga Hani i Elezit, në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në autokolonën e trupave të para britanike, të Gurkhave të famshëm nepalezë, ku karvani me automjete ushtarake, ngjyrat e kamuflazhit ushtarak, nuk lejonin të shiheshin dy automjete të bardha që ishin automjetet e OKB-së, të skuadrës hetimore të Tribunalit të për krimet e luftës në Jugosllavi.