Drejtuesi i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas marshimit të ushtarëve të FSK-së në pjesën jugore të Mitrovicës.
Ai ka thënë se nuk e ka besuar që drejtuesit e vendit janë kaq budallenj.
“E kam ditur qe nuk jeni fort te mencur, por qe jeni aq budalle sa me e derguar FSK-ne ne Mitrovice ne kete situate nen pretendimin se keto jane ushtrime te rregullta nuk ma ka marrur mendja”, ka shkruar Peci.
Ai ka thënë se me këtë qasje, do të kërkohet Zajednica, por sipas tij, më vonë nuk do të gjendet në tavolinë.
“Si jeni duke i grahur punes, “zajednicen” keni me e lype, por nuk keni me e gjete! Po ju nje dite do te shkoni, por ketij vendi do i mbetet kopili ne dere! Apo ndoshta edhe ne do te fillojme t’i festojme humbjet”, ka shkruar ai.