Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ka treguar se Lulzimi ka qenë i vetmi i punësuar në familje.
“Lulzimi u rrit jetim, jetimi gjithmonë heq. Nuk ka pas përkrahje”.
Ai ka një vëlla dhe një motër.
“Lulzimi ka qenë më i vogli fëmijë. Vëllai i madh i tij është 23 vjeçar, është mbi peshë dhe nuk punon. Motrën e ka hall lige me shëndet. Lulzimi u hi në punë”, tregon ai.
Familja e Lulzimit është papërkujdesje, një social e marrin ndërsa shtëpinë ia ka ndërtu komuna, ka treguar xhaxhai i tij.
“E ka lanë shkollën në gjysmë. Ka punuar për 250 euro”, tregon ai.