Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lushaku – Sadriu: Kjo qeveri ka treguar se arsimin dhe fëmijet nuk i ka prioritet

 
   

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit.

Ajo tha se ekzekutivi aktual ka treguar se arsimin dhe fëmijët nuk i ka prioritet.

“Arroganca dhe përçmimi që qeveria në tri fillim vitet shkollore ua bëri mësimdhënësve dhe sindikatës së tyre, solli greva e paralizim të sistemit të arsimit. Nxënësit e Kosovës kanë humbur miliona orë që nuk u kompensuan asnjëherë.

Krejt kjo në mungesë të dialogut dhe mirëkuptimit nga Qeveria”, tha ajo në fjalën e saj.