Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku në një postim të tij në rrjetet sociale, ka thënë se Albin Kurti dhe njerëzit e tij po tentojnë të njollosin ata që ndodhen në Hagë.
AI thotë se, sipas tyre, ‘Beogradit i mungojnë të njejtët që i dënonte me nga 20 vite burg’.
Postimi i plotë:
Albini e zagarët e tij na thanë që Vuçiçi e Beogradi po i kërkojnë për marrëveshje liderët e Kosovës, pra ata që luftuan e që shpallën pavarësinë e vendit.
Këta që flasin shqip, tentojnë ti njollosin ata që sot ndodhën në Hagë, si pasojë e bashkëveprimit të Beogradit, Moskës e bijve të tyre këtu në Kosovë.
Sipas tyre Beogradit i mungojnë të njejtët që i dënonte me nga 20 vite burg.
Nuk ka fjalë që përshkruan hipokrizinë e tyre.
HISTORIA NUK MUND TË RISHKRUHET!