Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se Qeveria Kurti përmes manipulimeve u mundua ta fsheh të kaluarën e Radojica Radomiroviq, i emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Por, sipas tij vet Radomiroviq, e ka pranuar se ka qenë ushtari i Serbisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit.
“Nostalgjinë e tyre për Serbi e Jugosllavi mundohen ta fshehin me manipulime. Pushteti lëshoi një informatë që zv.ministri Radomiroviq nuk kishte shërbyer në ushtrinë kriminale të Serbisë, por këtë e demantoi vetë personi – Radomiroviq duke pohuar se ka qenë ushtar i Milloshit.
Me qeverisjen Kurti me të vërtetë po rikthehet struktura e ish regjimit kriminal. Me gjasë do të vijnë edhe shumë të tjerë në Kosovë duke parë privilegjet qe po ua ofron zemërgjëri – Kurti”, ka shkruar Kurti.