Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se pushteti aktual është misionar për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare.
Ai ka kritikuar votimin e projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
”Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij”.
”Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë. Këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”, ka thënë Lushtaku.