Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lushtaku: Qeveria zdraVo e ka vendin në Beograd

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar edhe një herë lidhur me audio-incizimin në të cilin shefja e GP parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila konfirmon se ka biseduar me Milan Radojicicin.

Lushtaku ka shkruar se pushtetit këto ditë i ka dalë në shesh bashkëpunimi me strukturat kriminale serbe dhe sipas tij është e natyrshme që të tillët ta quajnë partner Milan Radojicicin, derisa shton se ndërkombëtarët që ndihmuan në çlirimin e Kosovës i cilësojnë si naiv.

Ai ka përmendur edhe arrestimin e sotëm të dy zyrtarëve të VV-së të cilët dyshohen për korrupsion gjatë kohës sa kanë qenë drejtorë të Agim Bahtirit.

Reagimi i plotë:

Këto ditë, pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner, ndërsa partnerët ndërkombëtar që na ndihmuan në çlirim të vendit i cilësojnë si të padëshirueshëm e naiv.

Nga fëlliqësia që i ka kapluar, manipuluesit janë shfrenuar dhe tentojnë të prodhojnë situata e kriza të ndryshme për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale, që nga çmimet e produkteve elementare e deri tek poshtrimi dhe dhunimi i sovranitetit dhe humbja e aleateve strategjik.

Pak nga fëlliqësia e tyre u shpërfaq edhe në mëngjesin e sotëm, pasi u arrestuan dy funksionar të qeverisë zdraVo të dyshuar për korrupsion, e të njejtëve iu sekuestruan rreth 60 mijë euro.

Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit.

Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd.