Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lutfi Haziri skeptik për anëtarësim në KiE me 16 maj

 
   

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Harizi nuk pret rezultate të mira nga votimi i 16 majit në Komitetin e Ministrave të KiE-së.

Kështu tha vetë ai në një paraqitje televizive, ku komentoi çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, shkak për këtë duket të jetë mosbesimi që është krijuar ndaj qeverisë aktuale.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj pëkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt.

Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhue me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret. Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, tha ndër të tjerash ai.