Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu ka deklaruar se kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, janë të hiperbolizuara.
Sipas tij, kjo nuk është forma më e mirë për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Situata e tensionuar në veri, siç thotë ai, ka ndikuar në Luginë të Preshevës, ku bëhet thirrje që të largohen shqiptarët nga komunat në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Lutfiu, shpreson që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve dhe marrëveshjes finale mes dy vendeve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thekson se shqiptarët në këto tri komuna janë të shqetësuar.