Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Luzha: Kurti mund ta formojë Qeverinë, opozita e pa interesuar për një koalicion të madh

 
   

Besa Luzha analiste politike ka vlerësuar se Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve mund ta formojë qeverinë.

Ajo ka thënë se me votat e pakicave dhe dy deputetë të tjerë që sipas saj nuk është vështirë të gjenden mund të  ndodhë një gjë e tillë.

“Kurti mund ta bëjë qeverinë vet dhe me pakicat dhe të sigurojë edhe dy deputetë dhe besoj për një qeveri që ka qenë katër vjet nuk është problem t’i gjejë edhe dy deputetë”, ka thënë ajo.

Luzha ka thënë se opozita nuk është e internuar për një koalicion të madh dhe sipas pas saj po presin të sfidohen edhe në zgjedhjet lokale

“Paritë opozitare nuk janë të interesuara që tash të ketë një koalicion më të madh, sepse secila prej tyre dëshiron me u mat edhe njëherë në zgjedhjet lokale që bashkimet e tyre mos të ndikojnë tek votuesit e tyre”, ka thënë ajo.

KQZ ka njoftuar se të enjten do të mbajë mbledhje ku pritet të certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.