Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​LVV: Kompania “Pastrimi” rrezikon të bankrotojë, komuna ta anulojë tenderin për operatorin privat

 
   

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar Komunën e Prishtinës që qëllimisht nuk ka bërë asgjë sa i përket gjendjes së mbeturinave në kryeqytet, për t’ia mundësuar një operatori privat që ta marrë tenderin milionësh dhe t’i mbledhë ato, me çka po rrezikohet edhe bankrotimi i Kompanisë “Pastrimi”, dhe 900 punëtorët e saj.

Asambleiti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi në një konferencë për media, ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë që gjendjes së mbeturinave në Prishtinë, megjithatë thirrja publike nga Komuna e Prishtinës dhe mundësia që mbledhja e mbeturinave të bëhet nga operatorët privat, është bërë me qëllim nga ekzekutivi komunal që pastaj të ndryshohet rregullorja që lejon operatorët privat.

Krasniqi: Tregun e marrin privatet, kurse Kompania “Pastrimi”, në mungesë të të hyrave bankroton

“Tani hapi i fundit, tenderi i madh prej 16.5 milionë euro, ku tregun e marrin privatet, kurse “Pastrimi”, në mungesë të të hyrave bankroton dhe 900 familjeve iu rrezikohet mirëqenia sociale…si kuvend komunal tani jemi në fazën e ndryshimit të serishëm të kësaj rregullore me qëllim të largimit të nenit që ia mundëson operimin operatorëve privat. Sa për sqarim ne nuk jemi kundër operatorëve privat dhe kundër bizneseve por prioriteti ynë janë pasuritë publike siç është ndërmarrja “Pastrimi” dhe 900 punëtorët e saj. Tenderi pre 16.5 milionë është produkt që planifikohet nga bashkëqeverisja LDK-PDK. Si rezultat i këtij veprimi tash është rrezikuar seriozisht edhe një grant i paraparë në disa faza e me vlerë të përgjithshme rreth 70 milionë euro i KFV-së për Pastrimin me të cilat është zgjidhur problemi i mbeturinave njëherë e përgjithmonë”, tha ai duke shtuar se fajtor në kompaninë “Pastrimi”, është menaxhmenti aktual dhe i kaluar.

Krasniqi dorëzimi dhe falimentimi i ndërmarrjes nuk duhet të jetë opsion, andaj si LVV nuk do ta lejojnë. Ai kati edhe një thirrje për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krasniqi: Komuna ta anulojë tenderin

“Që ta anulojnë tenderin 16.5 milionë euro. Bashkë me Kuvendin Komunal dhe menaxhmentin të krijojnë një plan afatshkurtër për rritjen emergjente të kapaciteteve teknike dhe menaxheriale të “Pastrimit dhe të krijojnë një master plan për rivitalizimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes dhe një sistemi efikas të mbeturinave në kryeqytet…fatkeqësisht më shumë ka punëtorë nëpër zyre se punëtorë terreni, kështu që ne mendojmë që ndërmarrjes Pastrimi i duhen më shumë punëtorë terreni për shkak që të bëjnë pastrimin e kryeqytetit dhe jo punëtorë të zyrës siç kanë bërë këta kanë hap pozita të paqena hiq për t’i sistemuar strukturat e veta, militant e vet dhe ndërmarrja është duke shkuar drejt bankretimit, nëse nuk ndalet kjo në Kuvend por ne si Lëvizje Vetëvendosje do të punojmë që ta ndalim këtë keqmenaxhim të ndërmarrjes Pastrimi por edhe bankrotimin e saj”, tha ai.