Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në telefon të martën me presidentin e Francës Emmaul Macron.
Kreu i Francës i ka kërkuar kreut që të veprojë shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo në kontekst për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Për këtë bisedë ka treguar ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.
“Presidenti i Republikës së Francës ka biseduar në telefon me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, këtë të martë, më 23 prill 2024”, ka shkruar ai në “X”.
Le Président de la République 🇫🇷s’est entretenu par téléphone avec Albin Kurti, Premier ministre du 🇽🇰, ce mardi 23 avril 2024. Communiqué ⬇️
President Macron spoke on the phone with PM Kurti today. Communiqué below ⬇️ https://t.co/WLPyppo5wW— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) April 23, 2024