Presidenti i Francës, Emanuel Macron, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë.
Siç tha Macron në një konferencë, duhet bërë gjithçka, që ajo çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar, të mos përsëritet më.
”Është e nevojshme që nga njëra anë përgjegjësit për sulmin në Banjskë vjeshtën e kaluar të dalin para gjykatave për të dhënë përgjigje për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që të mos ndodhë një dramë e tillë përsëri”, tha Macron.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.
“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.
“Po ashtu, dua që Prishtina t’i respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë serbe”, tha Macron.