Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Macron shtyn ardhjen në Tiranë, shkak sulmi terrorist në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës.

Shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras të Francës ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.