
Pas një takimi që presidenti francez, Emmanuel Macron pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i pari tha se ata ranë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë.
Makron e bëri të ditur lajmin në rrjetin social X, të cilin e shoqëroi me një fotografi të takimit të dyshes në Romë.
“Shkëmbim pozitiv sot me presidentin Zelensky në Romë. Përfundimi i luftës në Ukrainë – ky është qëllimi që ne ndajmë me presidentin Trump. Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma konfirmoi sot.”
Makron shtoi se tashmë ka mbetur që dhe presidenti rus të tregojë se vërtet dëshiron që paqja të ndodh.
Liderët u takuan në kuadër të ceremonive mortore të mbajtura për nder të Papa Franceskut.
Makron poashtu bëri të ditur se do të vazhdojnë përpjekjet për formimin e Koalicionit të Të Vullnetëshmëve të nisur në Paris në mars, me qëllimin që të arrihet një armëpushim i plotë dhe afatgjatë.
Very positive exchange today with President @ZelenskyyUa in Rome.
Ending the war in Ukraine — this is the goal we share with President Trump.
Ukraine is ready for an unconditional ceasefire. President Zelensky reaffirmed it to me today.… pic.twitter.com/7HL2LWnAlG
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 26, 2025