Magjistralja Prishtinë – Podujevë po vazhdon sot e kësaj dite ta ketë problemin e vjetër. Vdekjet e shpeshta si pasojë e aksidenteve nuk po ndalen as në pjesën ku është ndërtuar rruga. Fajtorë për këtë po shihet projekti, i cili la shumë hyrje/dalje të rrezikshme nëpër rrugë.
Gjurmët e frenimit janë edhe një ditë më pas.
Mesdita e së hënës ishte fatale për një 79 vjecar këtu në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Plagëve që i mori nga goditja e një kamioni në lëvizje, derisa ky ishte me bicikletë, nuk iu mbijetoi.
Por ky është vetëm njëri nga qindra rastet e aksidenteve fatale që ndodhën në magjistralen Prishtinë – Podujevë, që nga paslufta.
Dikur quhej si magjistralja e vdekjeve – derisa nën këtë arsyetim vazhdimisht u kërkua fillimi e më pas edhe përfundimi i ndërtimit të rrugës së re.
Ani se deri më tani ka përfunduar vetëm një pjesë e kësaj magjistraleje, zgjidhje për këtë problem të madh nuk u bë.
Përkundrazi.
Shifrat zyrtare të policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se kohët e fundit ka rritje të rasteve ku aksidentet përfundojnë me fatalitet.
Shumica nga këto ndodhin në këtë pjesë të rrugës së re.
Pse po ndodhë kjo, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, tregon arsyet.
Derisa shoferët nuk po pranojnë të flasin para kamerave, prapa tyre fajin më të madh ia lënë projektit të rrugës.
Sipas tyre, mungesa e shirit ndihmës, atij për autobusë dhe për ciklistë, bëjnë që të rrezikohen vazhdimisht.
E për të tentuar ndalimin e kësaj dukurie në rritje, të martën u panë tri ekipe policore.
Në pjesë të ndryshme të magjistrales, e me radarë në duar, ata shqiptuan shumë tiketa për vozitësit.