Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mahmuti për padinë e Kosovës ndaj Serbisë: S’ka diçka të re

 
   

Nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, thonë se kanë pasur takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun, dhe deputeten Saranda Bogujevci për këtë çështje.

‘’Jemi takuar edhe me kryeministrin edhe me ministren Haxhiu dhe të gjitha i kemi bërë publike’’, thonë ata.

Bardhyl Mahmuti, nga kjo qendër thotë se deri më tani nuk ka diçka të re për çështjen e padisë së gjenocidit ndaj Serbisë.

‘’Nëse përsëri prononcohen ata, ne do të flasim prap për këtë temë. Tashmë nuk është e logjikshme të i përserisim gjërat, nuk kam çka të them të re diçka’’, tha shkurt Mahmuti.

Ndryshe, në nëntor të 2023-së, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi i parë në mungesë për krime lufte.

Deri më tani janë ngritur dhjetëra raste ndajë serbëve që kanë kryer krime lufte ne Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-1999 mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në Kosovë, mbi 400 masakra ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.