Prej disa ditësh një majmun lëviz i lirë në rrugët e Tiranës, ndërsa për t’u strehuar ishte futur ë një qendër të moshuarish në kryeqytet.
Ditën e sotme mësohet se majmuni ka sulmuar kujdestaren e qendrës së të moshuarve.
Punonjësit kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në qendrën e të moshuarve, por i kanë thënë të lajmërojnë policinë bashkiake sepse nuk është kompetencë e tyre. Ndërkohë Policia bashkiake i ka thënë ‘nuk jemi kopsht zoologjik’.
Duke qenë se askush nuk e merr përsipër largimin e tij, kafsha zoologjike ka ngelur te qendra e të moshuarve.
Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka thënë për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.