Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Makina e fundit që voziti Mbreti Zog rikthehet në Shqipëri

Rover e vitit 1949, është tipi i limituar i makinës të cilën Mbreti Zog i Shqipërisë e përdori për të udhëtuar në Egjipt dhe Francë, para se të vdiste.

Pikërisht e njëjta makinë, po rikthehet në Shqipëri.

Sipas Blendi Fevziut, kjo makinë ishte pronë e një koleksionisti francez.

“Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithë dokumentet origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri” shkruan Fevziu.

Makina do të jetë pjesë e muzeut që do hapet së shpejti në Tiranë.

Ky është njoftimi i plotë i Fevziut (pa ndërhyrje):

Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez. Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble mga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane.