Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në kryqëzimin e Savrës, në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima është 65-vjeçari H.Selimi, banues në Savër.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.
“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnje-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, tha policia në një informacion për media./tvklan