Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur këtë të enjte në aeroportin e Rinasit për të vijuar agjendën e planifikuar në Shqipëri.
Blinken u prit në aeroportin Nënë Tereza nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Më pas nën masa të rrepta sigurie ai u nis drejt Tiranës, ku në orën 13:30 do të zhvillojë një takim me punonjësit e ambasadës amerikane në Tiranë.
Eskorta sekreatrit Blinken u shoqërua dhe nga dy automjete luksoze të Policisë së Shtetit.
Burime bëjnë me dije se automjetet tip Audi, janë të konfiskuara nga organet ligjzbatuese për shkak se janë produkt i veprimtarisë kriminale të personave që i posedonin.
Këto dy automjete më herët përdoreshin nga showgirl-et, Trejsi Sejdini dhe Kejvina Kthjella. Makinat u ishin dhuruar vajzave të ekranit nga ish të dashurit e tyre “problematikë”.
Blinken në axhendën e tij pritet të vizitojë dhe afganët që ndodhen në Shqipëri, si dhe do të ketë takime me kreun e qeverisë Rama dhe presidentin Bajram Begaj.