Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Makron uron presidentin sirian për marrjen e detyrës

Presidenti francez Emmanuel Macron uroi homologun e tij sirian Ahmed al-Sharaa të mërkurën për marrjen e detyrës, duke riafirmuar angazhimin e Parisit për heqjen e sanksioneve ndaj Damaskut.

Urimet erdhën gjatë një telefonate që al-Sharaa mori nga Macron, sipas një deklarate nga presidenca siriane në X.

Macron gjithashtu uroi al-Sharaa për “çlirimin e vendit nga sundimi i presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad”, sipas deklaratës.

Ai përsëriti mbështetjen e plotë të Francës për fazën tranzitore të Sirisë, duke theksuar përpjekjet e vendit të tij për të hequr sanksionet dhe për të hapur rrugën për rritjen dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Ai pohoi gjithashtu “mbështetjen e Francës për procesin politik, unitetin, pavarësinë dhe sovranitetin territorial të Sirisë”.

Al-Sharaa falënderoi Macron për thirrjen e tij dhe për “qëndrimin mbështetës të Francës ndaj popullit sirian gjatë 14 viteve të fundit”, sipas deklaratës.

Al-Sharaa theksoi gjithashtu “sfidat e vazhdueshme që vijnë nga sanksionet ekonomike ndaj popullit sirian dhe uniteti i paplotë territorial i vendit”.

Në deklaratë theksohej më tej se presidenti sirian kishte marrë një ftesë nga presidenti francez për të vizituar Parisin në javët e ardhshme.

Al-Sharaa, i cili udhëhoqi grupet kundër regjimit për të hequr regjimin e Asadit, u shpall president javën e kaluar.