Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Makshana: Shumica e ligjeve të dërguara në Kushtetuese, s’kanë qenë në përputhje me Kushtetutën

 
   

Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se në pjesën më të madhe të ligjeve që janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese është gjetur se ka shkelje.

Ai këtë e ka thënë duke folur për ligjet që janë dërguar edhe nga opozita për shqyrtim.

“Nëse i sheh ligjet apo vendimet, për shembull Ligjin për KPK-në e ka rrëzuar tërësisht, Ligjin për Zyrtar Publik pjesërisht, atë për bordin e RTK-së, për rastin e komunave për të hyrat vetanake, vendimi për KGJK-në ku është gjetur se nuk është në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur Makshana në Info Magazine.

“Në pjesën më të madhe të vendimeve të dërguara është gjetur se ka shkelje, që cenojnë pavarësinë e institucioneve apo të drejtat dhe liritë e njeriut. Në secilin rast është gjetur që diçka nuk është në përputhje me Kushtetutën”.