Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mali i Zi goditet nga një tërmet tjetër

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS).

Tërmeti u regjistruar në orën 06:11 dhe, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, epiqendra e tij ishte në afërsi të një komune të Nikshiqit, qytetit qendror të Malit të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier edhe Bosnjë e Hercegovinë. Sipas EMCS-së, tërmeti ka qenë 3.6 ballësh.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 14 kilometrash.

Nuk u raportua për dëme apo viktima nga ky tërmet.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore”, tha Departamenti.

Dy ditë më parë, të enjten, një tërmet më i fuqishëm, 5.4 ballësh, e goditi Malin e Zi.

Lëkundja nga ai tërmeti u ndje edhe në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.