Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maliqi: Paraqitja histerike e Vuçiqit dëshmon humbjen e kontrollit mbi një pjesë të serbëve në Kosovë

 
   

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, politologu Agon Maliqi ka komentuar paraqitjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës për shtyp.

Paraqitjen e Vuçiqit, Maliqi e ka quajtur “histerike dhe jokoherente” duke argumentuar se kjo buron nga “nga fakti se atij i ka humbur kontrolli mbi një pjesë të serbëvë në Kosovë, si dhe mbi një pjesë të aparatit të sigurisë në Serbi, veçanërisht mbi elementet ekstreme pro-ruse që kanë lulëzuar nën regjimin e tij”.

Postimi:

Pak kontekst shtesë. Paraqitja histerike dhe jokoherente e Vuçiq duket se buron edhe. Këto elemente me sulmin e sotshëm terrorist përveç destabilizimit të Kosovës dhe shkaktimin e telasheve për NATO-n, mund të kenë dërguar sinjal edhe për pushtetin në Beograd. Bëhet fjalë për një vend ku “shteti i thellë” e ka vrarë një kryeministër.