Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maliqi: Vuciq po mundohet të krijoj distancë mes Serbisë dhe grupit terrorist

Opinionisti Agon Maliqi, vlerëson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po munduhet të krijojë një distancë mes Serbisë dhe grupit terrorist që bëri sulmin ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Maliqi theksoi se këtë gjë që po mundohet ta bëjë Vuçiqi nuk do ta besojë Perëndimi.

“Vuçiqi po mundohet njëfarë forme ta krijojë një lloj distance mes Serbisë dhe grupit, gjë që do të jetë e pamundur, kjo do të jetë e vështirë, dhe nuk do t’i besojë askush në Perëndim”, u shpreh Maliqi.

Ai theksoi se është e vështirë që të besohet se presidenti serb nuk ka pasur informacion në lidhje me operacionin që ka bërë grupi kriminal serb.

“E pamundur të besohet se Vuçiqi nuk ka pasur informacion, besoj se shumëkush e ka të qartë se ky është një grup që ka vepruar edhe nën drejtimin e strukturave edhe në Serbi, por që është dekonspiruar dhe misioni i tyre ka dështuar, tani Vuçiqi mundohet ta krijoj atë distancë, që të kthehet si partner, i cili është i vetmi që mundet të sigurojë stabilitet”.

“E ka humbur këtë imazh, vlera kryesore e tij kryesore në perëndim, ka qenë lojtar që siguron stabilitet, me atë që ndodhi në javën e kaluar, brenda natës është kthyer në personin, agresorin, dhe shkaktuesin më të madh të trazirave”.