Takimin e fundit në Bruksel të Kosovës dhe Serbisë, përveç kryenegociatorëve Bislimit dhe Petkoviqit, pa rezultat po e shohin edhe njohësit e zhvillimeve politike. Sipas Albinot Malokut kjo për arsye se palët kanë interesa dhe kushte të ndryshme nga njëra tjetra, derisa për profesorin universitar Mazllum Baraliu, fajtor është Serbia.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian të enjten u takuan me njëri tjetrin në Bruksel.
E pas takimit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi treguan se për çfarë diskutuan në këtë takim.
Por takimi u cilësua pa rezultat nga vetë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Të tillë takimin e panë edhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Sipas Albinot Malokut, kjo për arsye se kushtet dhe interesat e palëve janë të vendosur dimenzionalisht të kundërta.
E njërin nga mospajtimet e patën edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pala serbe tha se kanë kërkuar hapa konkret drejt themelimit të kësaj përbërje, derisa nga Kosova tha se janë të gatshëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe nuk i ikin obligimeve.
Për këtë Maloku thotë se janë të qarta disa gjëra.
E për këto mosdakordime profesori universitar Mazllum Baraliu ia le fajin Serbisë.
Të enjten në Bruksel, fillimisht u mbajtën takime bilaterale në mes palëve dhe Bashkimit Evropian dhe pastaj edhe takim trepalësh.