Politologu Albinot Maloku ka kritikuar Bashkimin Evropian duke thënë se po i bën presion të panevojshëm Kosovës lidhur me çështjen e dinarit serb në veri të vendit.
Maloku ka theksuar se vendimet nga institucionet e vendit po merren pa takt dhe në situata jo të favorshme, duke i konvertuar ato në politike, një trend i cili sipas tij, po përsëritet.
“Vendimet e mira po merren pa takt dhe në situata jo të favorshme dhe po konvertohen në politike, dhe kjo po bëhet përsëritëse. Dhe pjesa e dytë gjithë ky presion konsideroj se është jashtëzakonisht i panevojshëm, tentimi maksimal të konvertohet gjithçka çdo çështje e brendshme edhe këtë e gjykoj si të padrejtë në raport me Kosovën nga BE-ja, sidomos kur ke një palë [Serbinë] që nuk ka qenë e angazhuar të jetësoj pjesë nga premtimet e saja në vazhdimësi në raport me Kosovën,” deklaroi Maloku.
Politologu gjithashtu ka theksuar se vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të duhej të ishte diskutuar mes guvernatorëve të Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar këtë si një çështje që nuk duhet të konvertohej në politike.
“Kjo çështje nuk do të duhej të konvertohej në politike. Kosova e ka të drejtën të mos pjesë në këtë çështje hiç, në kuptimin e konvertimit të njëjtës në çështje politike,” shtoi Maloku.