Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Manaj: Qeveria i mashtroi qytetarët për ndërtimin e banesave sociale

 
   

Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushatën e tyre zgjedhore” shprehet ai.

Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e sipër të mandatit të saj, por që nuk ka asnjë veprim konkret për realizimin e premtimit electoral për ndërtimin e banesave kolektive.

‘’Po përfundon mandati i plotë i kësaj Qeverie dhe nuk kanë marr veprime konkrete për realizimin e premtimit elektoral për masën e banimit të përballueshëm’’, deklaron më tutje Manaj.

Deputeti Manaj, thotë se me këtë premtim janë mashtruar qytetarët, që kanë pritur zgjidhjen e banimit.

 ‘’Pra, janë mashtruar familjet e shumta që kanë pritur zgjidhjen e problemit të banimit përmes kësaj mase’’ përfundon Manaj për Fo.