Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell anëtarët e tjerë të Komisionit, që nuk kanë marrë pjesë në seancë në Parlamentin Evropian.
Mandl ka thënë se Komisioni ka dështuar me politikën e vetë në Ballkanin Perëndimor.
“Komisioni nuk duhet t’i kthehet punës së vetë të përditshme, sikur çdo gjë është në rregull.
Duhet t’ia bëjë të qartë regjimit të Vuçiqit dhe të gjithë të tjerëve në atë anë, se njerëzit në Kosovë s’mund të provohen e duhet të ketë deeskalim”, tha Mandl.