Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së cilës iu publikua një përgjim nga medium Nacionale, teksa ajo bisedonte me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Abazi tha se ndonëse nuk i ka dëgjuar përgjimet, nuk dyshon në, siç tha ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore.
“Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdor Kurti si mashë, kjo mundet me qenë ma e pakta që mundet me dalë në të ardhmen”, deklaroi Abazi.
Në përgjimin dëgjohet teksa Simiq ia përmend Kusarit një bisedë të saj me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga organet e rendit në Kosovë dhe në listë të zezë të SHBA-së.