Në Vushtrri ka nis sot procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së, por që nga sekretari i kësaj partie Avdi Avdiu dhe asamblisti komunal në këtë komunë nga LDK-ja, Agron Perçuku po cilësohet proces i manipuluar nga Xhafer Tahiri, si ushtruesi i detyrës së kryetarit të LDK-së në këtë degë.
Madje, Avdiu dhe Perçuku akuzuan kryesuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Gazmend Muhaxherin se i bashkëngjitur klanit të Xhafer Tahirit për ta bërë atë fitues “në mënyrë klandestine”.
Ndërkohë, për këto akuza dhe procesin zgjedhor në Vushtrri, Tahiri nuk u përgjigj për KosovaPress.
Sekretari i degës së LDK-së në Vushtrri, Avdi Avdiu theksoi zgjedhjet e strukturave të LDK-së në Vushtrri kanë filluar të premten me shumë parregullsi dhe manipulime.
Avdiu: Zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri nisën me manipulime
“Zgjedhjet e strukturave të LDK-së në Vushtrri kanë filluar sot me shumë mangësi, duke filluar krijimin e një Komisioni arbitrar të Xhafer Tahirit me grupin e tij dhe më e keqja është që Komisioni Qendror me kryetarin Gazmend Muhaxheri sot i mbështeti ato të këqija të LDK-së që po ndodhin brenda degës në Vushtrri. Derisa elektorati priste në shkollën fillore SHMU2 të mbante takimin, Gazmend Tahiri me Komisionin lokal, Adnan Lahu Betim Grabanicën dhe Shkelzen Xhaferin mbanin në kafene takimet, që kjo është jashtë çdo logjike. Kjo është mënyra për të gjetur vendin e manipulimit. Problem edhe më i madh ndodhi në një nëndegë tjetër kanë hyrë njerëz të strukturave tjera për ta krijuar fitues klanin e Xhafer Tahirit. Dhe më e keqja është se edhe në këtë vend, Gazmend MUhaxheri në vend që të ndërmarr masa dhe ta ndërpres atë takim që mos të ndodhë ndonjë kacafytje, ai e përkrah edhe pse shumica e anëtarësisë së devotshme të LDK-së aty kërkojnë që të ndërpritet ai takim”, theksoi Avdiu.
Po ashtu edhe Agron Perçuku anëtar i kryesisë së LDK-së dega në Vushtrri tha se mbi 70 për qind e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së në këtë komunë janë të pakënaqur me këtë proces, siç tha ai të manipuluar.
Perçuku: Gazmend Muhaxheri sot iu bashkëngjit klanit të Xhafer Tahirit për ta bërë atë fitues në mënyrë kandestine
“Pavarësisht kërkesave të shumicës së anëtarësisë së LDK-së drejtuar në Komisionin në nivelin qendror ku prezent kanë qenë kryesuesi i Komisionit Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti. Pavarësisht që ata kanë dhënë premtime që do t’i monitorojnë zgjedhjet demokratike dhe transoparente, Gazmend Muhaxheri sot e dëshmoi që në degën e LDK-së në Vushtrri iu bashkëngjit klanit të Xhafer Tahirit për t’i manipuluar zgjedhjet dhe për ta nxjerrë Xhafer Tahirin fitues në mënyrë klandestine me anëtarësi jo të LDK-së, por me anëtarësi që janë duke i mbajtur nëpër kafene, shtëpi, dhe nëpër vendet ku janë të caktuara dhe aty ky ka paraparë anëtarësia e LDK-së me i mbajt zgjedhjet”, theksoi Përçuku.
Avdiu ka dëshmuar edhe me anë të njoftimeve telefonike se ka parregullsi në këtë proces.
Të dy, Avdiu dhe Perçuku I bënë i bënë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë qendrore të saj që ta ndërpresin procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri dhe të krijohen kushte për zgjedhje demokratike dhe transparente në LDK.