Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë

 
   

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe përfaqësues nga FSK-ja, po marrin pjesë në konferencën dyditore “Defence 24 Day”.

Konferenca u kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, sfidat dhe situatën aktuale dhe të ardhshme gjeopolitike, parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, u takua me homologun polak. Ai tha se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci e njoftoi edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Maqedonci tha se takimi i Varshavës është i veçantë sa i përket shkëmbimit të ideve, si dhe analizave të situatës së sigurisë në Evropën Lindore dhe Qendrore, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ministri Maqedonci bërin të ditur se ditëve në vazhdim në konferencë do të bëhet fjalë për frenimin e invadimit rus në Ukrainë, por edhe në viset tjera në Evropën Lindore.

“Kryesisht ka të bëjë me frenimin e invazionit rus në Ukrainë, frenimin e hegjemonisë ruse në Evropën Lindore. Ekspertë të ndryshëm të sigurisë, profesionistë ushtarakë dhe drejtues politik të dikastereve të sigurisë do të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime dhe informacione rreth hapave që duhet të ndërmerren në të ardhmen për të penguar zgjerimin e influencës ruse në Evropën Lindore dhe atë juglindore, si dhe për frenimin e rreziqeve të ndryshme konvencionale dhe jokonvencionale që paraqet politika autokratike e hegjemoniste ruse për Evropën në tërësi, por në veçanti për Evropën Lindore dhe Evropën Juglindore”, deklaroi Maqedonci në “InfoPlus”, në RTK.

Tutje Maqedonci tha se në këtë takim vendet pjesëmarrëse do të shprehin vullneti për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë kundrejt Rusisë në shumë dimensione, për të qenë në kohezion të të gjitha vendeve të Evropës në raport me kërcënimet dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë në Evropë.

“Ky kohezion duhet të jetë i hapur dhe praktik. Pra të gjitha vendet duhet të ofrojnë kapacitetet e tyre për të qenë të gatshëm për të penguar një kërcënim të mundshëm, si nga Rusia, por edhe nga akterët të tjerë”, tha Maqedonci.