Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci: Srebrenica e Reçaku nuk harrohen, kriminelët të vihen para drejtësisë

 
   

Në 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo ngjarje është gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe “ka po të njëjtin shkaktar, faktor destabilizues të Ballkanit si edhe tani, ndjekësit e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”.

Maqedonci ka thënë se “autorët e vërtetë të krimeve si edhe në rastin e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbeten të lirë”.

“Numri të dënuarve as për së afërmi nuk përkon me numrin e kriminelëve përgjegjës të masakrave.”

“Srebrenica e Reçaku nuk harrohen. Të vdekurit janë kujtesë e mizorisë njerëzore që asnjëherë nuk mund të harrohet. Krimet mbeten krime, nuk vjetërsohen. Kriminelët duhen vihen para drejtësisë!”